News That Matters

SPORT

KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve

KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
KB Trepça pas ndeshjes së fundit ndaj Sigal Prishtinës ka marrë dy dënime. Për një ndërtim të sigurtë! Dënimin me 500 euro e ka marrë për shkak të hudhjes së gjësendeve në parket, ndërsa me 700 euro është dënuar për sharjet në kor nga tifozët, shkruan Mitropol. Sipas vendimit të FBK, kishte shkelje të shumta në këtë ndeshje. Ndërkaq nga klubi i Prishtinës, lojtari me numër 2, Armstead u dënua me 100 euro për sjellje josportive. Në anën tjetër, dënime më të ashpra pati edhe ndaj Pejës në ndeshjen tjetër gjysmë finale. Më të lirët në treg! Peja u dënua me 5000 euro dhe dy ndeshje pa tifozë.
Trepça e fiton titullin e Ligës Unike

Trepça e fiton titullin e Ligës Unike

SPORT
Trepça është fitues i trofeut të Ligës Unike për këtë edicion. Kjo pasi në finale në sekondat e fundit e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 67:66. Ky titull është i pari për klubin nga Mitrovica, njofton Klankosova.tv Basketbollisti më i mirë në parket për mitrovicasit ishte Edge me 25 pikë, tri kërcime dhe dy asistime. Ndërkaq tek suharekasit ishte Verge që realizoi 28 pikë, bëri shtatë kërcime dhe katër asistime. Edicioni i sivjetmë i Ligës Unike u mbajt në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty morën pjesë, katër ekipe nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.
Sërish “çikat” na zbardhin fytyren: Donjeta Sadiku e siguron normën e parë olimpike për boksin e Kosovës

Sërish “çikat” na zbardhin fytyren: Donjeta Sadiku e siguron normën e parë olimpike për boksin e Kosovës

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano. Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”: Këngë e tmerrshme

Ish-ministri i Shqipërisë kundër lëshimit të këngës “Mora fjalë” në “Air Albania”: Këngë e tmerrshme

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, SPORT, Storiet Kryesore
“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani. “Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast. Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit. “Mund të më shpjegoje dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.
Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit

Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit

SPORT
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024. Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar. Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir. Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric. Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Kosovës të cilët u treguan më të rrezikshëm përballë portës. Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë t...
“Në Shqipëri ju pret ferri”, si i kishte paralajmëruar Asani çekët për humbjen

“Në Shqipëri ju pret ferri”, si i kishte paralajmëruar Asani çekët për humbjen

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, SPORT, Storiet Kryesore
Shqipëria ka arritur fitore të madhe në “Air Albania” sonte kundër Çekisë. Kuqezinjët kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0. Djelmoshat e Kombëtares të enjten mbrëma triumfuan me rezultatin bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Para ndeshjes, golashënuesi i golit të parë, Jasir Asani kishte paralajmëruar kombëtaren çeke se i pret “ferri” në ‘Air Albania, dhe ashtu doli. Një paraqitje dinjitoze e të drejtuarve të Sylvinhos, të cilët janë shumë pranë kualifikimit në Evropian. Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e madhe dhe forcuan Shqipërinë në krye të grupit me 13 pikë dhe i mjaftojnë vetëm edhe dy sosh për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”. ...
Kosova triumfon me rezultat të thellë si mysafir i Andorrës

Kosova triumfon me rezultat të thellë si mysafir i Andorrës

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
“Dardanët” triumfojnë me rezultat të thellë ndaj Andorrës. Kosova triumfoi në udhëtim 0:3 ndaj Andorrës, duke e shijuar vetëm fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024. Në minutën e 25-të Milot Rashica realizoi për ta kaluar Kosovën në avantazh. Me epërsinë minimale, dy ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve. Ishte sërish Milot Rashica që shënoi një gol të lehtë për ta dyfishuar epërsinë e tanëve në minutën e 71-të. E në të 83-tën, Altin Zeqiri realizoi golin e parë me fanellën dardane për ta vulosur një mbrëmje të bukur të ekipit kosovar. Kosova kalon në vendin e katërt në grup me shtatë pikë të grumbulluara.
Shqipëria një hap larg evropianit – triumfon me rezultat të thellë kundër Çekisë

Shqipëria një hap larg evropianit – triumfon me rezultat të thellë kundër Çekisë

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, SPORT
Shqipëria ka arritur fitore të madhe në “Air Albania” sonte kundër Çekisë. Kuqezinjët kanë triumfuar me rezultat të thellë 3-0. “Kuqezinjtë” të enjten mbrëma triumfuan me rezultatin bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e madhe dhe forcuan Shqipërinë në krye të grupit me 13 pikë dhe i mjaftojnë vetëm edhe dy sosh për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”.
Haxhi Krasniqi triumfon kundër algjerianit, Nadjib Mohammedi – shpallet KAMPION në WBC Silver

Haxhi Krasniqi triumfon kundër algjerianit, Nadjib Mohammedi – shpallet KAMPION në WBC Silver

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Është mbyllur meçi kryesor i mbrëmjes së sotme në mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi. Pas një sfide shumë të luftuar nga të dy boksierët, fitues është shpallur Haxhi Krasniqi, pasi gjyqtari, Ajet Rrecaj e ndali meçin pasi kundërshtari i Krasniqit theu rregullat. Me këtë fitore, Krasniqi e çon në 53 (7 KO) numrin e meçeve të fituara.
Hazard po largohet nga Real Madridi

Hazard po largohet nga Real Madridi

BOTË, LAJME, SPORT
Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi. Klubi e lojtari belg kanë vendosur ta shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit, të shtunën mbrëma. Hazard llogaritet lojtar i Realit deri më 30 qershor. Hazard asnjëherë nuk ka shfaqur atë që është pritur te Real Madridi. Ka luajtur katër vjet, ndërsa ka fituar tetë trofe. Hazard 32-vjeçar, iu bashkua Madridit në vitin 2019, pasi shkëlqeu për shumë vjet te Chelsea. Por te Reali asnjëherë nuk ishte prej lojtarëve të rëndësishëm, ndër të tjera edhe për shkak të lëndimit. Sipas mediave të huaja, përfundimi i karrierës është opsion për Hazardin.
div.meta-author { display:none; }