News That Matters

Storiet Kryesore

Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane

Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ajo që dukej si një përparim një vit më parë, tani po përballet me një ngërç: as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit që BE-ja e negocioi me ta marsin e kaluar dhe në vend të kësaj po i vendosin shpresat e tyre te ndryshimet e lidershipit në Europë dhe SHBA për ta rindezur dialogun, shkruan rrjeti i pavarur mediatik pan-europian, i specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, përcjell Gazeta Express. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e tij e atëhershme Ana Brnabiq e kanë bërë të qartë se vendi i tyre nuk do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, ësh...
Policia gjen kamera të vendosura për vëzhgimin rrugëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Policia gjen kamera të vendosura për vëzhgimin rrugëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën malore nga fshati Ranillug në drejtim të fshatit Konçul (Serbi), kanë gjetur kamera, të cilat dyshohet se ishin vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave, për të vëzhguar rrugët. Nga Policia u bë e ditur se në atë lokacion, u arrestua një person, që po dyshohet se kishte shkuar për t’u kujdesur për kamerat. I dyshuari, i cili është recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra” ka përfunduar në ndalim policor, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar. “Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pas pranimit të informatave nga Njësia e Inteligjencës e Policisë Kufitare Lindje, për dyshime të vendosjeve të paautorizuara të kamerave në brezin kufitar në mes të Re...
OBSH: Shqipëria numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë

OBSH: Shqipëria numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në raport me popullsinë në gjithë Evropën. Ky konkluzion vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila bën me dije se në vendin tonë në vitin 2020 numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 mjekë, niveli më i ulët në rang europian dhe në rajon. Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të bluzave të bardha për banorë e ka Turqia me 20.4 mjekë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 mjekë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 mjekë për 10 mijë banorë. Në anën tjetër, Greqia kryeson listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 mjekë për 10 mijë banorë e ndjekur nga Portugalia, Austria dhe Norvegjia Vendet e zhvilluara të Europës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë. Madje ed...
QKUK-ja pajiset me aparaturë SPECT/CT/PET, pacientët s’kanë më nevojë të dalin jashtë për këtë shërbim

QKUK-ja pajiset me aparaturë SPECT/CT/PET, pacientët s’kanë më nevojë të dalin jashtë për këtë shërbim

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Për këtë shërbim, më pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në shtetet tjera, pasi të njëjtin do ta marrin falas në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Nga shtetet e rajonit, Kosova do të jetë shteti i vetëm që do të ketë këtë pajisje, për çka nga e njëjta do të marrin shërbime jo vetëm qytetarët e vendit por edhe ata të shteteve tjera.  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar këtë donacion si rilindje për sektorin e shëndetësisë. “Sot vërtet është një dite veçantë dhe ditë e suksesshme dhe e jashtëzakonshme për sektorin e shëndetësisë  në vendin tonë. Kjo ditë dhe kjo ngjarje në zemër të Prishtinës jo vetëm që shënon  një moment...
“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia –  Vozitë me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia – Vozitë me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook. “Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.
Arrestohen 8 policë kufitarë në Mal të Zi, i’u morën ryshfet edhe kosovarëve

Arrestohen 8 policë kufitarë në Mal të Zi, i’u morën ryshfet edhe kosovarëve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Policia malazeze arrestoi tetë policë kufitarë të dyshuar për ryshfet të organizuar nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq. Siç saktësoi ai, shtatë janë arrestuar në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – Bozhaj, dhe një në Danilovgrad, një qytet jo larg Podgoricës. Ndaj 27 shtetasve të Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale dhe, sipas Saranoviqit, janë duke u arrestuar, transmeton gazeta online Reporteri.net. Ky aksion, thotë ai, ka zgjatur pesë muaj. “Provat tregojnë se policët e arrestuar kanë marrë para për një kohë të gjatë nga udhëtarët që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare”, th...
Kryesuesja e KS të OKB-së nervozohet me Vuçiq-in, i bie edhe tavolinës me dorë

Kryesuesja e KS të OKB-së nervozohet me Vuçiq-in, i bie edhe tavolinës me dorë

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila kishte marrë me vete katër gra frymëzuese kosovare që janë të mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë. Për një ndërtim të sigurtë! Kjo gjë nuk i pëlqeu Vuçiqit i cili përveç reagimeve shfaqi edhe tensioni qysh në fillim të seancës. Ishte momenti kur kryesuesja e seancës Vanessa Fraser nga Malta prezantoi pjesëmarrësit dhe tha se Osmani e Vuçiq kishin rënë dakord për 3 minuta fjalim secili. Për këtë reagoi presidenti serb duke thënë se për këtë nuk i ka rakord dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”. Frazer u përgjigj se ishte dakord, dhe Vuçiq e preu atë i indinjuar: “Jo, nuk u ra dakord“. Më pas Fra...
KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve

KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
KB Trepça pas ndeshjes së fundit ndaj Sigal Prishtinës ka marrë dy dënime. Për një ndërtim të sigurtë! Dënimin me 500 euro e ka marrë për shkak të hudhjes së gjësendeve në parket, ndërsa me 700 euro është dënuar për sharjet në kor nga tifozët, shkruan Mitropol. Sipas vendimit të FBK, kishte shkelje të shumta në këtë ndeshje. Ndërkaq nga klubi i Prishtinës, lojtari me numër 2, Armstead u dënua me 100 euro për sjellje josportive. Në anën tjetër, dënime më të ashpra pati edhe ndaj Pejës në ndeshjen tjetër gjysmë finale. Më të lirët në treg! Peja u dënua me 5000 euro dhe dy ndeshje pa tifozë.
Sanksione ndaj Kinës, në ShBA pritet të ndalohet edhe TikTok-u

Sanksione ndaj Kinës, në ShBA pritet të ndalohet edhe TikTok-u

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të miratuar një sërë masash që ishin të lidhura me faturat më të mëdha të financimit. Votimi përfshin rregulla të reja që mund të parashikojnë ndalimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç nëse kompania kineze e shet aplikacionin, raporton BBC. Kjo përfshin gjithashtu sanksione të reja ndaj Kinës, Rusisë dhe Iranit, si dhe dispozita për shitjen e aseteve të ngrira ruse për të gjeneruar të ardhura për Ukrainën.
div.meta-author { display:none; }