News That Matters

POLITIKË

Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane

Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ajo që dukej si një përparim një vit më parë, tani po përballet me një ngërç: as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit që BE-ja e negocioi me ta marsin e kaluar dhe në vend të kësaj po i vendosin shpresat e tyre te ndryshimet e lidershipit në Europë dhe SHBA për ta rindezur dialogun, shkruan rrjeti i pavarur mediatik pan-europian, i specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, përcjell Gazeta Express. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e tij e atëhershme Ana Brnabiq e kanë bërë të qartë se vendi i tyre nuk do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, ësh...
Kryesuesja e KS të OKB-së nervozohet me Vuçiq-in, i bie edhe tavolinës me dorë

Kryesuesja e KS të OKB-së nervozohet me Vuçiq-in, i bie edhe tavolinës me dorë

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila kishte marrë me vete katër gra frymëzuese kosovare që janë të mbijetuara të luftës së fundit në Kosovë. Për një ndërtim të sigurtë! Kjo gjë nuk i pëlqeu Vuçiqit i cili përveç reagimeve shfaqi edhe tensioni qysh në fillim të seancës. Ishte momenti kur kryesuesja e seancës Vanessa Fraser nga Malta prezantoi pjesëmarrësit dhe tha se Osmani e Vuçiq kishin rënë dakord për 3 minuta fjalim secili. Për këtë reagoi presidenti serb duke thënë se për këtë nuk i ka rakord dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”. Frazer u përgjigj se ishte dakord, dhe Vuçiq e preu atë i indinjuar: “Jo, nuk u ra dakord“. Më pas Fra...
Dreshaj: Heronjët asnjëherë nuk dalin prej historisë

Dreshaj: Heronjët asnjëherë nuk dalin prej historisë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Dr. Shemsedin Dreshaj me datë 20.04.2024 ishte në Pejë, Grykë të Rugovës e në fshtëra te Rugovës, ku nderoi heronjët e martirët e kësaj treve, bashk me familjarë, bashkëluftetarë, përfaqësues shtetëror e struktura partiake. Në një fjalë rasti u shpreh si në vijim: “Trimëria asnjëherë nuk del prej mode, e Heronjet asnjëherë nuk dalin prej historisë” Ushtria Çlirimtare e Kosovës “doli në skenë” në kohën kur ende “shikoheshim para pasqyrës” se “çfarë të zgjidhnim ndërmjet robërimit të ri dhe mobilizimit kombëtar për liri”. Krijimi i UÇK’së shënoi perëndimin e kohës kur thuhej se: ”Serbia ka forcë, por nuk ka popull, për ta mbështetur që Kosova të mbetet në Serbi, ndërsa Kosova ka popull, por nuk ka forcë, për ta jetësuar pavarësinë e  saj”.Zonj...
MPJD: Serbia e liron zëvendës drejtorin e Policisë së Kosovës

MPJD: Serbia e liron zëvendës drejtorin e Policisë së Kosovës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës, i arrestuar pardje në Serbi nga autoritetet shtetërore tashmë është liruar dhe është rrugës për Kosovës. “MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë. Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”, njoftoi MPJD.
Kosova mposht Serbinë, rrëzohen të gjitha amendamentet e dëmshme në Këshillin e Europës

Kosova mposht Serbinë, rrëzohen të gjitha amendamentet e dëmshme në Këshillin e Europës

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg më 16 prill. Para fillimit të seancës, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate i hodhi poshtë ndryshimet e propozuara nga Serbia për raportin. Bëhet fjalë për votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në organizatën e cila kryesisht merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate. Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evrop...
Osmani: Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo hap të shtetndërtimit tonë

Osmani: Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo hap të shtetndërtimit tonë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë prezent në çdo hap të shtetndërtimit të Kosovës. Për këtë, ajo pati edhe falënderime. Në konferencën e përbashkët me Ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, e para e konsideron si të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në organizatën Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL. “Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA. Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo sektor dhe çdo hap të shtetndërtimit tonë. Ndihmësi sekretari ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut për gjatë viteve. Si...
Kurti në takim ministra e zëvendësministra bisedon për zgjedhjet në Veri

Kurti në takim ministra e zëvendësministra bisedon për zgjedhjet në Veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Sipas njoftimit të ZKM-së, ministrat dhe zëvendësministrat e informuan Kryeministrin për punët që po kryejnë dhe aktivitetet që po i zhvillojnë anekënd Kosovës, e në veçanti në mjediset e banuara me komunitetin serb. “Bashkë diskutuan mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, dhe për...
Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë

Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë. “Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë”, theksoi Kurti. Ai ka përmendur edhe skemat ku janë përfituese gratë e Kosovës. Kurti ka përmendur edhe mbi 90 mijë gra që përherë të parë kanë hapur llogari bankare. Kurti tha se gjatëk këtij muaji do të hapet thirrja për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. "Gati 25 vjet p...
Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, të mërkurën ka publikuar fotografi të disa të studentëve duke pastruar objektin e UP’së. Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë. “Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka ...
Kjo është arsyeja pse Albin Kurti sot e viziton Mitrovicën

Kjo është arsyeja pse Albin Kurti sot e viziton Mitrovicën

ARSIMI, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryemimistri Albin Kurti do të qëndrojë në Mitrovicë për të përurua një kampus që ishte përuruar edhe nga ish kryeministri Thaçi. Me rastin e 11 vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një manifestim rasti si dhe do të përurohet edhe kampusi universitar. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza si dhe mysafirë të shumtë. Manifestimi mbahet të mërkurën, 6 mars 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (Amfiteatri A1), prej orës 11:00. ...
div.meta-author { display:none; }