News That Matters

Trepça e fiton titullin e Ligës Unike

Trepça është fitues i trofeut të Ligës Unike për këtë edicion.

Kjo pasi në finale në sekondat e fundit e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 67:66.

Ky titull është i pari për klubin nga Mitrovica, njofton Klankosova.tv

Basketbollisti më i mirë në parket për mitrovicasit ishte Edge me 25 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.

Ndërkaq tek suharekasit ishte Verge që realizoi 28 pikë, bëri shtatë kërcime dhe katër asistime.

Edicioni i sivjetmë i Ligës Unike u mbajt në qytetin bregdetar të Vlorës.

Aty morën pjesë, katër ekipe nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.

div.meta-author { display:none; }