News That Matters

KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve


KB Trepça pas ndeshjes së fundit ndaj Sigal Prishtinës ka marrë dy dënime.

Dënimin me 500 euro e ka marrë për shkak të hudhjes së gjësendeve në parket, ndërsa me 700 euro është dënuar për sharjet në kor nga tifozët, shkruan Mitropol.

Sipas vendimit të FBK, kishte shkelje të shumta në këtë ndeshje.

Ndërkaq nga klubi i Prishtinës, lojtari me numër 2, Armstead u dënua me 100 euro për sjellje josportive.

Në anën tjetër, dënime më të ashpra pati edhe ndaj Pejës në ndeshjen tjetër gjysmë finale.

Peja u dënua me 5000 euro dhe dy ndeshje pa tifozë.

div.meta-author { display:none; }