News That Matters

ARSIMI

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, të mërkurën ka publikuar fotografi të disa të studentëve duke pastruar objektin e UP’së. Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë. “Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka ...
Kjo është arsyeja pse Albin Kurti sot e viziton Mitrovicën

Kjo është arsyeja pse Albin Kurti sot e viziton Mitrovicën

ARSIMI, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryemimistri Albin Kurti do të qëndrojë në Mitrovicë për të përurua një kampus që ishte përuruar edhe nga ish kryeministri Thaçi. Me rastin e 11 vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një manifestim rasti si dhe do të përurohet edhe kampusi universitar. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza si dhe mysafirë të shumtë. Manifestimi mbahet të mërkurën, 6 mars 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (Amfiteatri A1), prej orës 11:00. ...
Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së

Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sot në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë është organizuar një program kulturo-artistik, në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së, epopesë së lavdishme të Jasharëve, shkruan Mitropol. Drejtoria e shkollës ka thënë se ky organizim ringjallë ndjesinë e të qenit krenarë me sakrificën e familjës së Jasharëve. Tutje në njoftimin e shkollës thuhet se me këtë program përpiqen të ngulitin në mendjen e nxënësve heroizmin dhe sakrificën e UÇK-së dhe familjes Jashari në emër të lirisë dhe mëvetësisë së Kosovës.
Gëzuar ABC-ja

Gëzuar ABC-ja

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Të dashur nxënës,studentë, mësues, arsimtar, profesorë, pedagogë e ju punëtor të arsimit,Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me 22 Nëntor,e ndriti historinë tonë mbarëkombëtare për shqiptarët, ku u vënë themelet e shkronjave shqipe, që u bënë dritë për gjithë shqiptarët.Respekt të veçant të gjithë pishtarëve të arsimit dhe iluministëve për punën e bërë me aq sakrificë! Njëherit, Urime dita e alfabetit të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e janë, me dëshirë që këte identitet një gjuhë, një komb, e një flamur ta ruajmë duke avansuar sa të jemi gjallë gjenerat pas gjenerate.Themeli i çdo mirësie është dituria, dituria e fituar nga shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe është më shkencore, po edhe më e dashur për ata që shkruajnë e flasin gjuhën shqipe. ...
Projektet dhe investimet nuk kanë të ndalur në SHMLM “Dr. Xheladin Deda”

Projektet dhe investimet nuk kanë të ndalur në SHMLM “Dr. Xheladin Deda”

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Sot u bë përurimi i radios "Agmia" në shkollën e mesme të lartë të mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, në kuadër të Projektit: Veprim Kundër Diskriminimit për të Gjithë. Implementues: Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe IPKO Foundation Në përurim ishin prezent edhe nxënësit e grupit Agmia i cili ishte pjesemarrës në trajnimet e organizuara nga KEC dhe IPKO Foundation së bashku me profesoreshat e nderuara Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi Ferati Kjo radio ishte si donacion nga KEC dhe Ipkofondation por një pjese u mbështet edhe nga Këshilli i Prindërve të shkollës sonë me kryetarin Shaban Salihu të cilët na përkrahën në implemetimin e kesaj radioje. Po ashtu në përpilimin e projektit përpos prof.Shemsije Zeqiri dhe Hadije Ademi, mori pjesë edhe prof. Ylber Dur...
Humanizmi në vepër – Nxënëset e SHMLM “Dr.Xheladin Deda” , vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK me plot dhurata

Humanizmi në vepër – Nxënëset e SHMLM “Dr.Xheladin Deda” , vizitojnë klinikën e Onkologjisë në QKUK me plot dhurata

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
"Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe." - Nënë Tereza Sot në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ndodhi një ngjarje e mrekullueshme dhe jo e zakonshme deri më tash. Jo e zakonshme, sepse për herë të parë nxënëset e një shkolle në mënyrë kolektive vizituan këtë klinikë dhe me plot dashuri e humanizëm mblodhën dhurata për fëmijët me kancer dhe veç tjerash dhuruan flokët e tyre të prera për vajzat që vuajnë nga kjo sëmundje e që me flokët e tyre atyre do t'u bëhen paruke si pasojê e rënies së flokëve gjatë kimioterapisë. E këtë gjest kaq të vogël sipas nxënëseve, por shumë i madh për vajzat me kancer, e bënë nxënëset e SHMLM " Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, nën përkujdesjen e mësimdhënëseve, Ajete Miftari e Blerta Aliu, dhe drejtoreshës së shkol...
Kallëzim penal ndaj ministres Nagavci dhe 10 zyrtarëve të MASHT-it

Kallëzim penal ndaj ministres Nagavci dhe 10 zyrtarëve të MASHT-it

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Një kallëzim penal është ngritur ndaj ministres së Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, katër zyrtarëve tjerë në këtë ministri, dy mësimdhenësve të lëndës së matematikës dhe Anëtarëve të Komisionit të Ankesave të nëpunësve publikë dhe ankesave tjera në këtë ministri. Sipas kallëzimit penal ata dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar. Kallëzimi penal është ngritur nga Shtëpia Botuese “Luarasi”, duke pretenduar se të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëlim të përfitimit të dobisë pasurore tjetrit dhe duke i shkaktuar dëm Shtëpisë Botuese në fjalë. Fillimisht Shtëpia Botuese “Luarasi” kishte ngritur kallëzim penal ndaj Fatos Osmanit, këshilltar politik në Kabinetin e Ministres Arbërie Nagavci dhe ndaj Feime ...
Drejtoresha Kadriu monitoroi punimet në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq

Drejtoresha Kadriu monitoroi punimet në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq

ARSIMI, EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Drejtoresh e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj kanë realizuar një vizitë në SHFMU “Bilsim Imeri “, në fshatin Kçiq për të monitoruar punimet të cilat janë duke u bërë në rregullimin e nyjeve sanitare, punët e hidroizolimit, ndriçimin dhe rregullimin e kulmit të shkollës. Më këtë rast, drejtoresha znj. Kadriu është shprehur e lumtur që nga afër po monitorohen investimet e bëra nga DKA në disa institucione shkollore, ku përmes realizimit të këtyre projekteve do të përmirësohet dukshëm infrastruktura shkollore, do të ofrohen kushte më të mira për nxënës dhe rezultate më të kënaqshme në arsim. +355695599916
Drejtoresha Kadriu inspekton punimet në rregullimin e oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

Drejtoresha Kadriu inspekton punimet në rregullimin e oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Drejtoresha Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj sot ka vizituar institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, për të inspektuar punimet e rregullimit të infrastrukturës së oborrit. Gjatë kësaj vizite drejtoresha znj. Kadriu, është pritur nga përfaqësuesja e çerdhes e cila e ka njoftuar me fazat e zhvillimit të punimeve. Me këtë rast, drejtoresha ka ndjekur ritmin e punimeve në këtë çerdhe duke kërkuar që punimet të zhvillohen sipas projektit të paraparë dhe gjithçka të jetë gati në fillimin e vitit të ri shkollor. Pas renovimit të plotë të çerdhes, po vazhdon faza e rregullimit të oborrit të çerdhes e cila do të jetë një model për institucione të tjera parashkollore. Përmes këtij projekti parashihet rregullimi i tërësishëm ...
Gjermania, ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare

Gjermania, ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare

ARSIMI, BOTË, KURIOZITETE, LAJME
Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjermania të jetë një ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare, përcjell albinfo.ch. Një vajzë e re futet në zyrën e regjistrimeve të Univesitetit Humbold në Berlin dhe flet me punonjësen Mirëdita, kam ardhur të regjistrohem në universitet. Sa kushton? Nuk kushton asgjë. Regjistrimi është falas, thotë punonjësja. Studime falas? Po. Mos u çudisni. Sepse arsimi i lartë në shkollat dhe universitetet publike nuk kushton gati asgjë në Gjermani. Është thuajse falas. Vajza e re është Hannah Hummel, reportere e Deutsche Welle-s. Ajo është autore e këtij shkrimi për Deutsche Wellen lidhur me kryerjen e studimeve në Gjermani. Për të studiuar në Gjermani paguhet vetëm një tarifë semestri me ...
div.meta-author { display:none; }