News That Matters

KV TREPÇA KAMPION I LIGËS 1 (lindje)

KV Trepça e ka mbyllur një sezonë fantastike në Ligën e Parë (lindje), pasi në ndeshjen e fundit të edicionit 2023/24 e mposhti AS Vushtrrinë 3:0 (25:15; 25:18; 25:12).

“Xehetaret” e mbyllën sezonin me 38 pikë, me 13 fitore nga 14 ndeshje, duke arritur promovimin në Raiffeisen Superligën B.

Kupën kampioneve ua ndau presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, kurse nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri i ndau medaljet e arta. 🎖️

FVK e përgëzon KV Trepça dhe qytetin e Mitrovicës për suksesin e arritur, duke uruar që ky promovim do t’i motivojë të gjithë për mbështetje akoma më të madhe e rezultate tjera kulmore.

#FVK#RaiffeisenBank#KVTrepça#SuperligaB#Liga1

+8

Të gjitha reagimet:

8181

div.meta-author { display:none; }