News That Matters

POLITIKË

U raportua se sulmoi fizikisht dikë në KQZ, Sami Kurteshi e mohon

U raportua se sulmoi fizikisht dikë në KQZ, Sami Kurteshi e mohon

LAJME, POLITIKË
Në media sot u raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës. LEXO edhe: https://radioylberi.info/qeveria-e-kosoves-ka-ndare-paga-shtese-per-punetoret-shendetesore/ Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi. Ai për Express, ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra. “Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë Kurteshi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë

LAJME, POLITIKË
Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për tre muaj. Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe do të jepet për muajt gusht, shtator dhe tetor. Njoftimi i Qeverisë: “2.7 MILIONË EURO PËR STAFIN MJEKËSOR Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021″.
Qeveria me vendim të ri për strehimin e refugjatëve afganë

Qeveria me vendim të ri për strehimin e refugjatëve afganë

LAJME, POLITIKË
25.08.2021  / 08:00 Qeveria e Kosovës është mbledhur sërish këtë të martë për të diskutuar rreth strehimit të refugjatëve afganë. Sipas njoftimit të Qeverisë tani mbrojtje e përkohshme do t’ju ofrohet edhe personave të tjerë përveç atyre që janë caktuar deri tash ku përfshihen personat në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do zhvendosen në SHBA apo në një shtet të tretë. “Sipas këtij vendimi, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me Sh...
KQZ-ja e Kosovës kërkon huazimin e 50 kamerave nga KQZ-ja e Shqipërisë

KQZ-ja e Kosovës kërkon huazimin e 50 kamerave nga KQZ-ja e Shqipërisë

LAJME, POLITIKË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i është drejtuar me një kërkesë të veçantë KQZ-së së Shqipërisë për huazimin e 50 kamerave regjistruese, të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se kanë marrë përgjigje pozitive dhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve pritet të nënshkruhet së shpejti në Tiranë. Sipas KQZ-së, përdorimi i këtyre kamerave do të ndihmonte ata në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor, pasi në këtë qendër zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave me kusht dhe votave me postë si dhe bëhet rinumërimi eventual i ndonjë vendvotimi. “Përdorimi i këtyre kamerave regjistruese do të ndihmonte KQZ-në në rritjen...
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pritur në takim familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pritur në takim familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu

LAJME, POLITIKË
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, me rastin e identifikimit të mbetjeve mortore dhe respektimit të kërkesës së familjes për organizmin e ceremonisë së rivarrimit. Ku pas identifikimit të mbetjeve mortore,ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit Muhamet Musliu do të organizohet sot , në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skenderaj, në ora 17:00, nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në mbështetje të kërkesave të familjes. Në këtë rast, familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, djali Ardion...
SHBA-të falënderojnë Kosovën për afganët

SHBA-të falënderojnë Kosovën për afganët

LAJME, POLITIKË
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka falënderuar Kosovën dhe qytetarët e saj për gatishmërinë për t’u ofruar strehë afganëve në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Kosnett në një postim në Twitter shkruan se me këtë Kosova dëshmon lidership në skenën botërore. Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, shkruan Kosnett në Twitter. Lidhur me strehimin e afganëve është deklaruar sot edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Afganistan, duke thënë se shpreson që të ketë sa më pak vikt...
Ministria e Jashtme publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan

Ministria e Jashtme publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan

POLITIKË
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Presidenca e Kosovës, thotë se pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim. Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, sot ka rënë në duart e talebanëve, të cilët morën pushtetin pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit. Pas situatës së krijuar në këtë vend, Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka publikuar numrat në rrjete sociale dhe ka lëshuar komunikatë, përmes së cilës thotë se janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim. “Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergj...
Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike

Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike

LAJME, POLITIKË
Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë të hapura këtë fundjavë për të pritur aplikimet e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit Sipas të dhënave të këtij institucioni, asnjë nga partitë parlamentare nuk i ka dorëzuar akoma listat me kandidatët për kryetarë komunash dhe për Kuvende Komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar për Ekonomia Online të dhënat e fundit lidhur me procesin e aplikimit. Sipas tij, deri në mesditën e së shtunës KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim të 27 subjekteve politike. “Deri në mesditën e ditës së shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 27 subjekte politike, prej të cilave 5 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politi...
Ambasada amerikane i dorëzon pajisje mjekësore QKUK-së

Ambasada amerikane i dorëzon pajisje mjekësore QKUK-së

POLITIKË
Ambasada amerikane në Prishtinë i ka dorëzuar Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pajisje mjekësore në vlerë mbi 300 mijë dollarë Ambasada amerikane në një postim në Facebook po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të vaksinohen. Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19 /Radio-Ylberi/
div.meta-author { display:none; }