News That Matters

Ministria e Jashtme publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Presidenca e Kosovës, thotë se pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim.

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, sot ka rënë në duart e talebanëve, të cilët morën pushtetin pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit.
Pas situatës së krijuar në këtë vend, Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka publikuar numrat në rrjete sociale dhe ka lëshuar komunikatë, përmes së cilës thotë se janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim.

“Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit tanë, për të marr sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur. I sigurojmë shtetasit tanë, të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tan ndërkombëtarë jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të mundësuar një evakuim të sigurte të të gjithëve”, thuhet në njoftim

div.meta-author { display:none; }