News That Matters

KURIOZITETE

Gjermania kërkon 50 mijë punonjës, ja si të përfitojnë shqiptarët

Gjermania kërkon 50 mijë punonjës, ja si të përfitojnë shqiptarët

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit ka hyre në fuqi, më 1 qershor dhe kjo është e faza e trete e tij. Juristi, Rafael Todhe, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning albanians” ku shpjegoi më me detaje se si do të aplikojnë shqiptarët për t’u punësuar në Gjermani. Ai tha se procedurat tashmë janë më të lehta e deri në 50 mijë persona do të pranohen. “Duhet të bëjmë një dallim, janë dy aspakte të mundshme. Është kjo karta e shansave, e cila nuk ka lidhje me ligjin e ballkanit perëndimor. Por edhe me ligjin e Ballkanit Perëndimor ndryshimi qëndronte para se të aplikohej në ambasadë me kontratën e punës dhe të merrej miratimi pas aplikimit, tashmë mund të merret miratimi më parë në Gjermani dhe më pas të bëhet aplikim...
Policia e Mitrovicës me fushatë vetëdijësimi për ata që drejtojnë mjetet me fëmijë në prehër

Policia e Mitrovicës me fushatë vetëdijësimi për ata që drejtojnë mjetet me fëmijë në prehër

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Me qëllim të parandalimit dhe rritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, është duke realizuar fushatë vetëdijësimi për drejtuesit e mjeteve. Kjo siç thuhet në njoftim, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor dispozitat e të cilit parashohin gjoba për shoferët që drejtojnë mjetet me fëmijë të ulur në prehër. ”Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton ”Mos rrezikoni fëmijët tuaj”. Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, përkatësisht Neni 189.10.”Dënohet për kundërvajtje s...
Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane

Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ajo që dukej si një përparim një vit më parë, tani po përballet me një ngërç: as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit që BE-ja e negocioi me ta marsin e kaluar dhe në vend të kësaj po i vendosin shpresat e tyre te ndryshimet e lidershipit në Europë dhe SHBA për ta rindezur dialogun, shkruan rrjeti i pavarur mediatik pan-europian, i specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, përcjell Gazeta Express. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e tij e atëhershme Ana Brnabiq e kanë bërë të qartë se vendi i tyre nuk do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, ësh...
Policia gjen kamera të vendosura për vëzhgimin rrugëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Policia gjen kamera të vendosura për vëzhgimin rrugëve në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën malore nga fshati Ranillug në drejtim të fshatit Konçul (Serbi), kanë gjetur kamera, të cilat dyshohet se ishin vendosur nga persona të dyshuar që merren me kontrabandë të mallrave, për të vëzhguar rrugët. Nga Policia u bë e ditur se në atë lokacion, u arrestua një person, që po dyshohet se kishte shkuar për t’u kujdesur për kamerat. I dyshuari, i cili është recidivist i veprës “Kontrabanda me mallra” ka përfunduar në ndalim policor, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar. “Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pas pranimit të informatave nga Njësia e Inteligjencës e Policisë Kufitare Lindje, për dyshime të vendosjeve të paautorizuara të kamerave në brezin kufitar në mes të Re...
OBSH: Shqipëria numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë

OBSH: Shqipëria numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në raport me popullsinë në gjithë Evropën. Ky konkluzion vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila bën me dije se në vendin tonë në vitin 2020 numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 mjekë, niveli më i ulët në rang europian dhe në rajon. Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të bluzave të bardha për banorë e ka Turqia me 20.4 mjekë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 mjekë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 mjekë për 10 mijë banorë. Në anën tjetër, Greqia kryeson listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 mjekë për 10 mijë banorë e ndjekur nga Portugalia, Austria dhe Norvegjia Vendet e zhvilluara të Europës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë. Madje ed...
“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia –  Vozitë me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia – Vozitë me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook. “Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.
KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve

KB Trepça dënohet me 1200 euro, shkak sharjet dhe sjelljet e tifozëve

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
KB Trepça pas ndeshjes së fundit ndaj Sigal Prishtinës ka marrë dy dënime. Për një ndërtim të sigurtë! Dënimin me 500 euro e ka marrë për shkak të hudhjes së gjësendeve në parket, ndërsa me 700 euro është dënuar për sharjet në kor nga tifozët, shkruan Mitropol. Sipas vendimit të FBK, kishte shkelje të shumta në këtë ndeshje. Ndërkaq nga klubi i Prishtinës, lojtari me numër 2, Armstead u dënua me 100 euro për sjellje josportive. Në anën tjetër, dënime më të ashpra pati edhe ndaj Pejës në ndeshjen tjetër gjysmë finale. Më të lirët në treg! Peja u dënua me 5000 euro dhe dy ndeshje pa tifozë.
Sanksione ndaj Kinës, në ShBA pritet të ndalohet edhe TikTok-u

Sanksione ndaj Kinës, në ShBA pritet të ndalohet edhe TikTok-u

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të miratuar një sërë masash që ishin të lidhura me faturat më të mëdha të financimit. Votimi përfshin rregulla të reja që mund të parashikojnë ndalimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç nëse kompania kineze e shet aplikacionin, raporton BBC. Kjo përfshin gjithashtu sanksione të reja ndaj Kinës, Rusisë dhe Iranit, si dhe dispozita për shitjen e aseteve të ngrira ruse për të gjeneruar të ardhura për Ukrainën.
Kosova mposht Serbinë, rrëzohen të gjitha amendamentet e dëmshme në Këshillin e Europës

Kosova mposht Serbinë, rrëzohen të gjitha amendamentet e dëmshme në Këshillin e Europës

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg më 16 prill. Para fillimit të seancës, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate i hodhi poshtë ndryshimet e propozuara nga Serbia për raportin. Bëhet fjalë për votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në organizatën e cila kryesisht merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate. Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evrop...
Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të votojë rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Një votim i suksesshëm do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, tha se dita e votimit është hapi gjigant drejt anëtarësimit, por nuk është hapi final, sepse hapi final kërkon edhe votën e ministrave të jashtëm. Këshilli i Evropës është organizatë...
div.meta-author { display:none; }