KV TREPÇA KAMPION I LIGËS 1 (lindje)
KV Trepça e ka mbyllur një sezonë fantastike në Ligën e Parë (lindje), pasi në ndeshjen e fundit të edicionit 2023/24 e mposhti AS Vushtrrinë 3:0 (25:15; 25:18; 25:12).
“Xehetaret” e mbyllën sezonin me 38 pikë, me 13 fitore nga 14 ndeshje, duke arritur promovimin në Raiffeisen Superligën B.
Kupën kampioneve ua ndau presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, kurse nënkryetari i Mitrovicës Arian Tahiri i ndau medaljet e arta.
FVK e përgëzon KV Trepça dhe qytetin e Mitrovicës për suksesin e arritur, duke uruar që ky promovim do t’i motivojë të gjithë për mbështetje akoma më të madhe e rezultate tjera kulmore.
#FVK#RaiffeisenBank#KVTrepça#SuperligaB#Liga1
+8
Të gjitha reagimet:
8181