News That Matters

Author: Admin

iPhone 13 pritet të kushtojë sa ai parapraku

iPhone 13 pritet të kushtojë sa ai parapraku

LAJME, TEKNOLOGJI
Muajin e ardhshëm pritet të bëhet prezantimi i iPhone 13-të, për të cilin së fundmi është duke u diskutuar shumë. Mediumet ndërkombëtare që raportojnë për teknologji thonë se çmimi fillestar i iPhone 13 do të jetë sa i atij paraprak, iPhone 12, rreth 900 dollarë. Për 13-in që do të bëhet publik në shtator, thuhet se do ketë përmirësime në dizajn dhe në softuer. 5G-ja do të jetë më e mirë, bateria do të jetë më masive ndërsa do të mund të karikohet në 25Ë.
Marina dhe Geti po bëhen prindër

Marina dhe Geti po bëhen prindër

SHOWBIZ
Marina Vjollca është shkëputur prej javësh nga rrjetet sociale dhe kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël. Dyshimet kanë nisur dhe nga fotoja e fundit e Marinës në Instagram, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë. Aludimet e shtatzënisë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho
Talibanët po bëjnë listën e grave të pamartuara 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre

Talibanët po bëjnë listën e grave të pamartuara 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre

BOTË, LAJME
Talibanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre. Luftëtarët talebanë kanë nisur festën pasi morën kontrollin e Afganistanit ndërsa militantët janë urdhëruar të shkojnë derë më derë për të kërkuar përkthyes dhe aleatë të perëndimit. Ndërkohë bandat janë në kërkim të vajzave të mitura rreth 12 vjeçe që t’i kthejnë në “skllave seksi.” Militantët islamikë janë shpërndarë në të gjithë qytetet e Afganistanit për të gjetur vajza dhe gra të pamartuara të moshës 12-45 vjeçe që ushtarët e tyre të martohen, raportojnë mediat e huaja. Skenat kaotike në aeroportin e Kabulit ishin dëshmia më e qartë e dëshpërimit qe ka përfshirë vendin pas marrjes së kontrollit nga talebanët. 7 vetë vdiqën nga kaosi në aeroport të hënën, e vetmja dalj...
Sot inaugurohet sistemi VAR

Sot inaugurohet sistemi VAR

LAJME, SPORT
Sot, në orën 20:00, në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR (Video Assistent Referee), që është projekti më madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Me këtë rast presidenti i Federatës, Agim Ademi do të mbajë një fjalim, derisa mediat do të kenë qasje edhe në qendrat mobile të VAR-it për të parë se si do të funksionojë i gjithë sistemi VAR në futbollin e Kosovës. Superkupa ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet sistemi VAR.
SHBA-të falënderojnë Kosovën për afganët

SHBA-të falënderojnë Kosovën për afganët

LAJME, POLITIKË
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka falënderuar Kosovën dhe qytetarët e saj për gatishmërinë për t’u ofruar strehë afganëve në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Kosnett në një postim në Twitter shkruan se me këtë Kosova dëshmon lidership në skenën botërore. Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, shkruan Kosnett në Twitter. Lidhur me strehimin e afganëve është deklaruar sot edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka shprehur keqardhjen e tij për situatën e krijuar në Afganistan, duke thënë se shpreson që të ketë sa më pak vikt...
Twitter po ndryshon përsëri kontrastin e butonave pas ankesave për “tendosje të syve”

Twitter po ndryshon përsëri kontrastin e butonave pas ankesave për “tendosje të syve”

LAJME, TEKNOLOGJI
Twitter po rregullon kontrastin në butonat e tij pas reagimeve në lidhje me azhurnimet e tij të dizajnit nga fillimi i kësaj jave. Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, disa njerëz kanë raportuar tendosje të syve, dhimbje koke për shkak të kontrastit më të lartë vizual në ngjyrat e butonave – dhe jo vetëm. “Ne po bëjmë ndryshime të kontrastit në të gjithë butonat për t’i bërë ato më të lehta për sytë sepse na thatë se pamja e re është e pakëndshme për njerëzit me ndjeshmëri shqisore”, ka thënë Twitter. “Ne kemi identifikuar probleme me fontin Chirp për përdoruesit e Windows dhe po punojmë në mënyrë aktive në një rregullim. Faleminderit për durimin tuaj dhe ju lutemi na tregoni nëse keni reagime shtesë”, është thënë më tej. Ndryshe, ditë më parë Twitter kishte njoftuar disa ndryshime vizu...
Ministria e Jashtme publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan

Ministria e Jashtme publikon numrin emergjent për kosovarët në Afganistan

POLITIKË
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Presidenca e Kosovës, thotë se pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim. Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, sot ka rënë në duart e talebanëve, të cilët morën pushtetin pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit. Pas situatës së krijuar në këtë vend, Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka publikuar numrat në rrjete sociale dhe ka lëshuar komunikatë, përmes së cilës thotë se janë duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim. “Lidhur me këtë është hapur edhe një linjë emergj...
Ky është njëri ndër plazhet më të bukura në Evropë

Ky është njëri ndër plazhet më të bukura në Evropë

KURIOZITETE, LAJME
Plazhi Haukland në veri të Norvegjisë është klasifikuar si një nga plazhet më të bukur në Evropë. Pamja që ofron ngjason me peizazhin e një kartoline dhe disa e krahasojnë me Karaibet. Mirëpo, në krahasim me plazhet e Karaibeve, Haukland është shumë më i ftohtë. Temperatura e ujit nuk është kurrë më shumë se 10 gradë Celsius, pasi është 300 kilometra në veri të Arktikut. Vizitorët thonë se plazhi është më i këndshëm se shumë prej plazheve në jug të Evropës. “Plazhi këtu është edhe më i këndshëm se ai që sheh në jug të Evropës, është edhe më i bardhë se sa mund të gjesh diku tjetër”, u shpreh një vizitor. Plazhi Haukland është i njohur në rrjetet sociale, dhe në guidat e udhëtimit është shënuar si një nga më të bukurit në Evropë. Në atë vend unik dhe shumë të largët, të njohur vetëm ...
Shqiptohen 396 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid

Shqiptohen 396 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid

LAJME, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se është rritur numri i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID. Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit antiCOVID-19 janë 369. Në raport bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1,132 tiketa trafiku, ndërsa kanë ndodhur një aksident me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale. Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka arrestuar 35 persona, në mbajtje 22 dhe në vuajtje të dënimit 3 persona.
div.meta-author { display:none; }