News That Matters

Zvicër: Nga sot askush nuk mund të hyjë pa test PCR

04/12/2021 10:10

Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë të ditur se janë vendosur masat e reja anti-COVID.

Kjo për shkak rrezikut të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Rregullat e reja përcaktojnë që, përveç kryerjes së një testi PCR para udhëtimit, ata që hyjnë në Zvicër duhet të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen të shpejtë, në ditën e katërt ose në ditën e shtatë të qëndrimit.

Po ashtu bëhet e ditur se është larguar karantina për të gjitha shtetet.

Masat e reja hyjnë në fuqi nga e shtuna e 4 dhjetorit.

div.meta-author { display:none; }