
04/11/2021 08:46
Një 27 vjeçar nga Kosova është dënuar me burgim nga Gjykata e Qarkut e Aaraut në Zvicër.
Kjo pasi ai ka zhvilluar një garë ilegale veturash para dy vjetëve në autostradën A1.
Gara është zhvilluar në mes të një Ferrari 458 dhe një BMW M5.
Shpejtësia e matur e dyja veturave ishin 196 dhe 191 km / orë.
27 vjeçari nga Kosova dhe zvicerani 36 vjeçar, si dy të pandehur janë përgjigjur para Gjykatës së Qarkut Aarau.
Të dy akuzohen se kanë zhvilluar një garë me makina e cila nuk ishte ilegale sipas ligjeve në fuqi në Zvicër, por që ka ndodhur midis lokaliteteve Suhr dhe Baden-Dättwil në mes të tetorit 2019.
Dy garuesit, jo vetëm që kishin shkelur në mënyrë të rëndë dhe të shumëfishtë rregullat elementare të qarkullimit, ata gjithashtu kishin penguar dhe rrezikuar edhe shoferë të tjerë dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Kërkesa e prokurorisë ishte që këta të dënohen nga 24 deri në 30 muaj në burgim për dy të pandehurit.
Kërkesa ishte që kjo masë të jetë me burgim efektiv dhe jo me kusht, shkruan AargauerZeitung përcjell Klankosova.tv.
Po ashtu kosovari dhe zvicerani kanë edhe precedentë penal për kundërvajtje në trafik.
Gjykata e ka përfillur kërkesën e prokurorisë por ua ka ulur dënimin të akuzuarve.
Ata u dënuan me 28 muaj dhe 22 muaj burgim dhe gjithashtu duhet të paguajnë edhe një gjobë.