News That Matters

Zjarr në Vushtrri, digjen fusha e bagëti

27/03/2022 11:15

Këto ditë janë raportuar raste të shumta të zjarrit në disa komuna.

Policia ka raportuar për zjarr edhe në Vushtrri, shkruan Jepi zë.

Si pasojë e zjarrit në Vushtrri janë djegur një fushë e një stallë bagëtie si shkak i rrjetit elektrik.

Nuk raportohet për të lënduar./jepizë

Raporti i plotë i rasteve:

Fsh. Shtitaricë, Vushtrri, 26.03.2022-16:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një fushë me ç’rast zjarri është përhapur edhe në pllacin e tij në të cilin kishte mbetje të automjeteve dhe automjete jashtë përdorimit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Fsh. Dumnicë e Poshtme, Vushtrri, 26.03.2022-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasoj e rrjetit elektrik i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

div.meta-author { display:none; }