News That Matters

Zihen keq Iliri dhe Donaldi, “Vëllau i madh” i dënon

31/10/2021 15:15
Mes Ilirit dhe Donaldit mbrëmë ka shpërthyer një sherr shumë i madh.

Të dy banorët e shtëpisë Big Brother Albania VIP, gjatë realizimit të proves javore kanë hyrë në sherr duke shkaktuar kështu një tollovi në shtëpi.

Grindja mes tyre u acarua edhe më shumë kur të dy palët filluan t’a ofendojnë njëri-tjetrin.

E për këtë grindje, sot edhe u ka ardhur dënimi.

“Vëllau i madh” ka vendosur sot që t’i dënojë Ilirin dhe Donaldin me një lojë me top.

Të dy duhet t’ia hedhin topin njëri-tjetrit dhe të mos e lejojnë të bie në tokë.

“Nëse ata arrijnë ta realizojnë këtë dënim për dy orë, atëherë të gjithë banorët do të fitojnë një darkë me fruta deti, por nëse mund ta vazhdojnë deri në katër orë, atëherë të gjithë mund të pranojnë gatime nga familjarët e tyre, e nëse bëhet për 6 orë, atëherë kanë të drejtën të shprehin një dëshirë në dhomën e rrëfimit që “Vëllau i madh” të ua plotësojë”, thuhet në zarfin e dënimit.

div.meta-author { display:none; }