
30/01/2022 09:22
Javë më parë, Inspektorati i Punës ka konstatuar se janë shkelur procedurat dhe është shkelur ligji me zgjedhjen e Bashkim Kurtit si kryeshef në Ujësjellës.
Për këtë, Inspektorati ka kërkuar të anulohet konkursi dhe të bëhet rizgjedhja.
Mirëpo bordi prej katër anëtarëve nuk ka respektuar vendimin e Inspektoratit, për çka janë dënuar me nga 1200 euro.
Në dokument shihet se janë dënuar katër anëtarët dhe vlera e gjobës në total arrin në 4800 euro./jepize/