
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka emëruar Lukas Mandl, eurodeputet austriak si shef të Misionit të Vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë.
“Jam i bindur se misioni do t’i sjellë vlerë shtesë procesit zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të angazhohem me autoritetet në terren, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor,” tha Mandl me rastin e emërimit në këtë post, njofton Klankosova.tv
Nga ana tjetër, Borrell tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe forcimin e qeverisjes demokratike.
Sipas deklaratës së Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE -së, dhjetë ekspertë zgjedhorë janë vendosur në Kosovë më 5 shtator