
05/04/2022
Shaqir Tolaj ka njoftuar se është mbajtur kuvendi i përgjithshëm i Adociacionit të Komunave të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës që është mbajtur sot është zgjedhur Bordi dhe Kryetari i ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Kryetar i Bordit të AKK-së u zgjodh miku im, kryetari i Komunës së Ferizajit, Z. Agim Aliu, të cilin e uroj për mandatin e ri. Poashtu unë në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prizrenit u zgjodha anëtar i Bordit të AKK-së së bashku me kolegët; z.Bali Muharremaj – Kryetar i Komunës së Suharekës, z.Xhafer Gashi – Kryetar i Komunës së Obiliqit, z.Sokol Haliti – Kryetar i Komunës së Vitisë dhe z.Dragan Petkovic – Kryetar i Komunës së Parteshit.
Ne si Bord i AKK-së u zotuam se do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona që të punojmë në përfaqësimin e dinjitetshëm të Komunave të Kosovës dhe të punojmë në ngritjen e nivelit të koordinimin mes komunave për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.