
04/04/2022 14:22
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot ka vizituar Buçën, vendin ku shumë civilë u gjetën të masakruar nëpër rrugë.
Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte në pritë dhe foli me banorët vendas. Ai përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.
I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha: “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake”.
Kujtojmë se shumë liderë botërorë e kanë dënuar dhunën e forcave ruse ndaj civilëve në Buça.