
24/03/2022. 23:37
I paralajmëroi se Rusia po e sulmon Ukrainën me bomba fosfori.
Për këtë, por edhe plot arsye tjera, Volodymyr Zelensky u kërkoi, të enjten, të gjithë liderëve NATO-s, që u mblodhën me urgjencë në Bruksel, ta ndihmojnë vendin e tij, tash kur sipas tij, nisi edhe përdorimi i armëve kimike.
”Këtë mëngjes u përdorën bomba fosfori. Të rriturit u dhe fëmijët u vranë përsëri. Unë vetëm dua që ju të dini se Aleanca ende mund të parandalojë vdekjet e ukrainasve nga sulmet ruse, duke na ofruar neve të gjitha armët që na duhen”, deklaroi Volodymyr Zelesnky.
Lutja e tij hasi në vesh të pashurdhër pasi NATO-ja, premtoi ta ndihmojë Ukrainën e Zelensky-t.
Komandanti ynë i lartë ushtarak, gjenerali Walters, ka aktivizuar elementet e mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Kështu që ne po marrim masa si për të mbështetur Ukrainën, ashtu edhe për të mbrojtur veten tonë”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Stoltenberg tha që nëse Moska përdor armë kimike e biologjike atëherë do ta ndryshojë me themel natyrën e konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës, pasi mund të preket edhe NATO.
Aleanca veriatlantike miratoi edhe dyfishimin e ushtarëve që ka në Rumani, Hungari, Sllovaki e Bullgari.