
09/08/2022. 09:43
Mënyra për të ndaluar Rusinë nga aneksimi i më shumë territoreve të Ukrainës, është që vendet perëndimore të njoftojnë se do të ndalojnë të gjithë qytetarët rusë si kundërpërgjigje.
Kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për The Washington Post.
Zelensky tha se “sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”.
Ai potencoi se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”.
Udhëheqësit rusë kanë sinjalizuar se mund të mbajnë vota aneksimi në pjesët e pushtuara të lindjes dhe jugut të Ukrainës – në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia – më 11 shtator, krahas zgjedhjeve rajonale të planifikuara tashmë për t’u mbajtur.
Zyrtarët rusë thonë se ato vota do të legjitimonin pretendimin e Rusisë për ato zona, por kritikët thonë se votat do të ishin një farsë e manipuluar nga Rusia.