
28/06/2022. 17:37
Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Ana Pisonero, ka thënë se Kosova qëndron pas rekomandimit të saj nga korriku 2018, ku është thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se ka shtete anëtare që ende kanë rezerva për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan “Tanjug”-u.
“Sipas KE-së, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është pritur shumë gjatë dhe i takon Këshillit të BE-së që ta miratojë. Disa shtete anëtare kanë shqetësime për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, ka thënë Pisonero.