News That Matters

Zëdhënësi i KEDS-it: Mos iu besoni rrenave se Kosova është në terr

15/12/2021 22:33

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka reaguar në lidhje me raportimet se ka ndalje të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës.

Buzhala, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në tërë Kosovën ka energji elektrike dhe se të gjitha spekulimet janë gënjeshtra.

“Kur po e shoh Facebookun ta merr mendja krejt Kosova është në terr. Veç po e zgjati kryet në dritare dhe po shoh drita gjithandej. Edhe monitorimi online i KEDS-it më thotë që krejt Kosova ka rrymë. Mos iu besoni rrenave”, ka shkruar Buzhala.

div.meta-author { display:none; }