
04/11/2021
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një konferencë për media ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se nuk do ta lejojë krijimin e Asociacionit, ai tha se nuk i komenton deklaratat e të tjerëve, përcjell Klankosova.tv.
“BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve. Është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.
“Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për BBC-në tha se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës.
Kurti tha se nuk do ta lejojë zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe qoftë nëse është në pushtet apo qoftë në opozitë.
Ai theksoi se kjo është arsyeja se pse është votuar.