
25/02/2022 – 21:32
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe nje laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar.
Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi ka shkruar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës.
“Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj” ka shkruar Sveçla.