News That Matters

Zana Krasniqi tregoi arsyet se pse refuzonte të dilte në foto me Donald Trump

05/10/2021 09:15
Ish-Miss Universe Kosova 2008, Zana Krasniqi, tash kandidate për asambleiste për kuvendin komunal të Prishtinës, ka treguar se pse fillimisht refuzonte të dilte në fotografi me ish-presidentin amerikan Donald Trump, në kohën kur jetonte në Amerikë.

Ajo u shpreh se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke refuzur fotografin Fadil Berisha, me të cilin punonte.

“Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre”, tha Krasniqi për Rudina Magjistarin në Tvklan.

“Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze”.

“Gjatë fotoshoot-it shumë vajza bënin çmos të dilnin në foto apo të bënin skena që t’i kapnin mediat, ndërsa unë isha pak më larg, skandalet nuk i doja shumë dhe fillova t’i shikoja gjërat më ndryshe sepse kur je aty i shikon gjërat më ndryshe. Fillova me vetveten, thoja Zan a je ti kjo, a je ti për t’u marrë me këto? A do këtë jetë?”, tha ajo.

div.meta-author { display:none; }