News That Matters

Yllka Gashi kandidate e mundshme për çmimet BAFTA

11/01/2022 12:28

Aktorja e rolit kryesor në filmin Zgjoi, Yllka Gashi (këtu në foto me Nicole Kidman dhe Lady Gaga) është kandidate e mundshme për çmimet BAFTA, që ndahet në Britani të Madhe.

Mediumi i njohur amerikan “Variety” shkruan se Yllka është në listën e kandidatëve për nominim për këtë çmim, që është një prej më të njohurve në botë.

Pavarësisht se a nominohet zyrtarisht dhe a fiton ndonjë çmim atje, mjafton të shohim emrin e Yllkës në radhën e aktorëve dhe personaliteteve me famë botërore, si Nicole Kidman, Lady Gaga, Frances McDormand, Penelope Cruz..

Në listën e kandidatëve për nominim janë:

Nicole Kidman
Niamh Algar
Emilia Jones
Jessica Chastain
Yllka Gashi
Lady Gaga
Jodie Comer
Alana Haim
Olivia Colman
Penelope Cruz
Tessa Thompson
Kristen Stewart
Jasmine Batchelor
Frances McDormand

div.meta-author { display:none; }