
Jenna Ortega ka fituar më shumë se 10 milionë ndjekës të rinj në Instagram në vetëm 10 ditë – pas publikimit të shumëpritur të serialit të saj të ri Netflix, “Wednesday”.
Aktorja, 20 vjeçe, kishte 9.39 milionë ndjekës ditën kur Netflix shfaqi premierën e serialit muajin e kaluar, dhe aktualisht krenohet me 24.3 milionë ndjekës.

Ortega luan Wednesday Addams në serialin spin-off “Addams Family” me regji të Tim Burton. Ajo është shfaqur më parë në shfaqje dhe filma si “Stuck in the Middle”, “Jane the Virgin”, “You” dhe “The Babysitter: Killer Queen”.