
Arsenali ka triumfuar në derbin e Londrës kundër Chelseat dhe ka vazhduar kryesimin në Premierligë.
“Topçinjtë” fituan 0:1 ndaj “Bluve” në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Gabriel ishte heroi i skuadrës së Mikel Artetës pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 63-të.
Pas ndeshjes, gazetari i “BT Sports” e ndali Granit Xhakën për një prononcim.
I lumtur me fitoren, ylli shqiptar i Arsenalit madje përdori edhe fjalë të “pista” para televizionit.
“You can see the atmosphere, it’s fu**ing unbelievable”, tha Xhaka, derisa më pas gazetari ia tërhoqi vërejtjen duke qeshur.