News That Matters

Xhafer Tahiri e pranon humbjen, uron Ferit Idrizin e PDK-së

14/11/2021 21:24

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK, Ferit Idrizin.

Tashme janë numëruar rreth 100% e votave, ku kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 53.13 për qind të votave.

Ndërsa, Xhafer Tahiri ka marrë 46.87 për qind të votave.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt,Xhafer Tahiri

div.meta-author { display:none; }