
29\12\2021 16:35
Xavi Hernandez nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen e parë në 2022 me Mallorcan. Trajneri i Barcelonës ka të gatshëm për lojë tre portierët dhe vetëm nëntë futbollistë.
Ansu Fati, Pedri, Depay, Braithwaite dhe Sergi Roberto janë të lënduar, ndërsa Alba, Lenglet, Balde, Alves, Dembele, Gavi e Umtiti janë me Covid-19.
Xavi nuk ka shumë aternativa, andaj do të shikoj mundësinë të marr lojtarë nga Barcelona B për ndeshjen e 2 janarit.
Ekipi që ka aktualisht në skuadër është ky: Ter Stegen, Neto, Iñaki Peña, Dest, Piqué, Araujo, Mingueza, Eric Garcia, Riqui Puig, Coutinho, Frenkie de Jong dhe Luuk de Jong .