
28/10/2021 09:14
Bordi i Barcelonës ka kontaktuar me ish-lojtarin e klubit, Xavin, dhe janë në pritje për të vazhduar bisedimet në mënyrë që ta bindin për të marrë postin e trajnerit.
Në listë ishte edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, transmeton Klankosova.tv.
Bisedimet do të vazhdojnë sot për të kontrolluar situatën me Al-Sadd – ekipin që për momentin menaxhohet nga Xavi.
Ndërkohë, Sergi Barjuan është opsion për trajner të përkohshëm.
Barcelona tani duhet të gjejë trajnerin e ri, pasi mbrëmë presidenti John Laporta shkarkoi trajnerin e deri tanishëm, Ronald Koeman.