News That Matters

Vushtrri: Rrahu gruan me fëmijët, arrestohet i dyshuari

05.09.2021           09:17 

Është arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.
Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme”, thuhet në raport, trasmeton “Radio Ylberi”

Tutje, policia njofton se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

div.meta-author { display:none; }