News That Matters

Vuçiq: Djegia e flamurit serb është akt i paqytetëruar – Rama është në presion

25\12\2021 11:33

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në presion.

Kjo pasi gjatë vizitës së tij në Tiranë, ditë më parë pati edhe protestë kundër nismës “Open Balkan” ku nuk mungoi as djegia e flamurit serb.

Në një intervistë për Danas, Vuçiq vlerëson se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ngjarje.

“Është e paqytetëruar të digjen flamujt e të tjerëve. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, të mos ju them se në çfarë presioni është Rama për këtë, dua të shkojmë pa kufij, të shtyjmë njëri-tjetrin”.

Tutje Vuçiq për “Open Balkan” tha se është projekti më i madh i paqes për të cilin ka punuar Ballkani ndonjëherë.

“Është më i madhi. projekti i paqes për të cilin Ballkani ka punuar ndonjëherë. Dhe unë besoj se Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi që kumulativisht ka pasur normën më të lartë në Evropë në “Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtën për një të ardhme që ne e vendosim vetë”, tha Vuçiq.

div.meta-author { display:none; }