
01\03\2022 21:13
Me shtatë vota për, një abstenim dhe një kundër, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka arritur të votojë Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ishte fillimisht anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili nuk e pa të nevojshme ngutjen e formimit të këtij komisioni.
“Gjendja e ushtarëve dhe pjesëtarëve të FSK-së nuk është alarmante sa ne të nxitohemi ta bëjmë një trupë, e cila është barrë për buxhetin e shtetit”, tha Dugolli.
Këtë e kundërshtoi Hisen Berisha i PDK-së.
“Është e domosdoshme edhe nëse duam ta shpëtojmë edhe me bo ushtri”, tha ai.