News That Matters

Von Cramon jep lajmin e shumëpritur: Franca dhe Holanda nuk ia bllokojnë liberalizimin e vizave Kosovës

Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda.

Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative – Emona Center Mitrovicë

Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u takua të mërkurën me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një intervistë Viola von Cramon, nuk mohon e as nuk pohon se ka një kornizë të re për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve.


Por, sa është i kujdesshëm Bashkimi Evropian ndaj marrëveshjes së fundit të Serbisë me Rusinë?

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë.

div.meta-author { display:none; }