
08/09/2021 09:18
Një person është arrestuar pasi i njejti dyshohet për veprën penale ‘vjedhje’, trasmeton Radio Ylberi
“Pas një pune hetimore me datën 07.09.2021, njësia e hetimeve të Stacionit Policor Jug Mitrovicë, ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin Sh.Th., 66 vjeçar, i cili pas intervistimit ka pranuar veprën dhe i janë konfiskuar të gjitha paratë dhe stolit e arit të raportuara nga ankuesja, e të cilat i janë kthyer ankueses në fjalë” thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
E ngjarja ka ndodhur me datë 03 të këtij muaji ku në një nga qendrat tregtare në Mitrovicë, ku ankuesja ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte pasur një shumë me para të gatshme dhe një sasi të stolive të arit.