
30/09/2021 14:14
I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen në Bruksel.
I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen në Bruksel.
Ai ka shkruar se nga Brukseli erdhën lajme të mira, si dhe ka përgëzuar së pari Miroslav Lajcak si ndërmjetësues dhe më pas palët pë gadishmërinë për të negociuar.
“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shruar ai në Twitter