
Epopeja e UÇK, Epopeja e Jasharëve
Në rikujtim të 5,6 dhe 7 marsit, të këtyre tri ditëve të sakrificës, lavdisë e krenarisë kombëtare, të shënimit të Epopesë së UÇK dhe Epopesë së Jasharajve, organizuam homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekazin legjendar.


Ky homazh, i pari i këtij lloji dhe përmase, bile edhe në nivel vendi, ishte ide para dy vitesh e mëhershme e drejtorit paraprak, por që nuk u ndalua së realizuari, fatkeqësisht, për arsye të paditura; megjithatë erdhi koha e realizimit, ku morën pjesë mbi 400 nxënës, është vetëm një simbolikë kundruall madhështisë së familjes Jashari dhe të bëmave të saj, sepse asgjë nuk barazvlerësohet me sakrificên vetëflijuese të tyre.
Ky ishte një marsh, i një karvani të brezit të ri të cilët do të jenë trashëgimtarë të idealeve të të rënëve në altarin e lirisë dhe pararojë e atdheut dhe të së nesërmës së tij.


Qëllimi është ngulitja e kësaj ngjarjeje në mendjen e secilit dhe mishërim me të, si sinonim i jetës dhe vetëflijimit në emër të lirisë dhe mëvetësisë kulturore, historike e territoriale të Kosovës.
E kemi obligim, t’ua kujtojmë brezave që vijnë se duhet të përulemi para këtyre dëshmorêve,
aty, ku mishêrohen idealet e çlirimtarëve me aspiratat e popullit për liri e pavarësi.
Aty, ku pavdekësia ka zënë vend për jetë të jetëvë.
Aty, ku secili e ndjen vetën të gjallë në mesin e të gjallëve të përjetshëm.


Nxënësit tanë në mbikëqyrje të mësimdhënësve organizatorë: Kushtrim Berisha, Abdullah Meha, Ylber Durmishi dhe iniciatorit të idesë, Petrit Saraçi, veç homazheve, bënë edhe betimin e ushtarit të UÇK-së, si skenë e improvizuar. Kjo skenë ishte madhështore dhe shumë emocionuese për të gjithë të pranishmit, por në veçanti për qytetarët qê kishin ardhë për homazhe nga të katër anët, gjithashtu.


Ky, sigurisht, nuk do të jetë organizimi i vetëm i tillë nga nxënësit tanë, por do të vazhdohet si traditë dhe gjithmonë me risi dhe begati tjera.
Falënderojmë të gjithë që koontribuan në këtë organizim, me theks, organizatorët e sipërpërmendur të cilët kanë bërë një organizim të shkëlqyer dhe të paparë deri më tash, si dhe tê gjithë kujdestarët dhe mësimdhënësit tjerë, që ndihmuan organizatorët në mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij homazhi!


Nuk duhet harruar të falënderojmë edhe DKA- në në Mitrovicë e cila na ndihmoi me bartjen e nxënësve në shkuarje e ardhje me gjithsej 9 autobusë dhe kjo nuk êshtë hera e parë që kjo drejtori na pêrkrahë nê aktivitete të tilla!
Lavdi familjes Jashari, lavdi atyre që rrahën shtigjet e gjakosura, stolisur sot me lulëkuqet e lirisë!
Drejtoria e shkollës


