News That Matters

Vizita e parë e Scholz në Kosovë solli edhe shumë media ndërkombëtare

10/06/2022. 15:36

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vizitoi për herë të parë Kosovën këtë të premte, dhe nisi vizitën dyditore në Ballkan.

Pas pritjes me ceremoni të lartë shtetërore, takimit kokë më kokë, Scholz pati edhe konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kjo konferencë u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga media vendore dhe ndërkombëtare..

Një fotografi nga konferenca, prapa gazetarëve e ka publikuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Interesim i jashtëzakonshëm nga mediet vendore dhe ndërkombëtare për vizitën e parë të një Kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Foto nga konferenca e përbashkët e Kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz”, ka shkruar ai.

div.meta-author { display:none; }