
31/12/2021 11:29
Mbrëmjen e sotme në Shqipëri nuk do të ketë orë policore. Kjo vlen vetëm për natën e ndërrimit të viteve, një vendim që u njoftua nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pak ditë më parë. Qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm përgjatë gjithë natës së sotme.
Por ashtu siç edhe ekspertët theksuan, kjo vjen vetëm për lëvizjen e jo për bare e restorantet, që sipas masave në fuqi, mbyllen në orën 23:00.
Po ashtu, pas një vitit mungesë rikthehet koncerti i ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej” i organizuar nga Bashkia e Tiranës. Eventi starton në orën 22:00 dhe në mesnatë do të ketë spektakël fishekzjarrësh. Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy nga këngëtarët që do të performojnë mbrëmjen e 31 Dhjetorit.
Më datë 23 dhjetor, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se niveli i masave që janë deri më tani është i përshtatshëm për të kontrolluar situatën epidemiologjike. Për këtë arsye ekspertët lanë në fuqi masat që kemi edhe sot për periudhën gjatë festave të fundvitit.
Ndërkohë duke nisur nga data 4 Janar punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin dokumentin e certifikimit ose atë të shërimit.
*Masat në fuqi
Ora policore vijon me orën 23:00-06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluar nga data 4 janar 2022.Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme: Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi. Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi. Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve./tvklan.al