
23/10/2021 10:25
Aktori Vin Diesel ka shoqëruar vajzën e Paul Walker, Meadow, gjatë martesës së saj me Louis Thornton-Allan.
Diesel ka marrëdhënie të mira me familjen e Walker, që vdiq në një aksident me makinë. Në fillim të tetorit, vajza e aktorit të ndjerë u martua me aktorin dhe modelin Louis Thornton-Allan dhe këtë të premte ajo ka publikuar foto të dasmës, dhe njëri imazh ka bërë xhiron në rrjetet sociale, shkruan Mynationnews.
Bëhet fjalë për fotografinë ku Vin Diesel shihet duke e çuar modelen 22-vjeçare drejt altarit pas mungesës së babait të saj, i cili vdiq në vitin 2013.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Meadow ka shpërndarë një video ku shihet duke përshëndetur të ftuarit pasi përqafon Vin Diesel.
Kur Paul Walker ndërroi jetë, modelja ishte pesëmbëdhjetë vjeç dhe ka postuar vazhdimisht mesazhe duke kujtuar babanë e saj me të cilin Diesel kishte një miqësi të madhe.