News That Matters

Veteranët tentojnë të hyjnë në Kuvend, Klinaku u bën thirrje të qetësohen

16/06/2022. 16:57

Veteranët protestues janë duke tentuar që të hyjnë në Kuvendin e Kosovës teksa aty pritet të vazhdojë seanca plenare.

Faton Klinaku nga OVL-ja u ka kërkuar veteranëve që të qetësohen dhe të mos bëjnë presion mbi pjestarët e Policisë së Kosovës.

Tensionimi i protestuesve ka bërë që Policia e Kosovës të mobilizohet dhe të njëjtit të mos i lejoj të hyjnë brenda objektit e Kuvendit.

div.meta-author { display:none; }