14/04/2022. 22:38
Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të dalin sërish në protestë.
Kjo pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, tha të mërkurën se më 2017 është ndryshuar Ligji për Veteranët, që lidhte këtë kategori me rrogën minimale, rrjedhimisht paga e veteranëve nuk do të bëhet 250 euro, sa u miratua paga minimale në qeveri.
Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL së UÇK-së, është i bindur që 33,500 veteranët do të marrin pensionin me rritje, pasi këtë ua mundëson ligji.
Kështu po mendojnë edhe në Institutin Kosovar për Drejtësi, që thonë se deri në momentin që nuk bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës, ligjërisht edhe veteranët do të jenë pjesë e ngritjes së pagës minimale.
Sipas përfaqësuesve të OVL-së, kategorizimi i veteranëve nuk është bërë tash e 4 vjet, nuk mund të bëhet as tashti, pasi që dosjet janë në prokurori që nga rasti i verifikimit të tyre.