17/06/2022. 10:09
Përfaqësuesit e organizatës së veteranëve kanë arritur në Qeveri për takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ky takim po ndodh pasi kryeministri Kurti tha dje në seancën e Kuvendit se po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për t’i pritur veteranët.
Kujtojmë se gjatë së enjtes, veteranët kanë protestuar me orë të tëra para Kuvendit për lënien jashtë nga projektligji për Pagën Minimale.