
05/09/2021. 06:51
Kosova sot e pret në shtëpi Greqinë, një ndeshje mjaft e vështirë në Fadil Vokrri.
Dardanët janë të motivuar për këtë ndeshje pas asaj fitore në Gjeorgji 0-1.
Në formacionin që do të futet në fillim të ndeshjes për Kosovën, pritet vetëm një ndryshim.
Milot Rashica i cili nuk mundi të luaj kundër Gjeorgjisë do ta zë vendin e Elbasan Rashanit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë ajo e fitores në Gjeorgji.