
*Nga Selim Izmaku
Veq si kujtesë historike…
Dimni i fundit…i vitit 1999.
Ishte udhë e vuajtjeve dhe sakrificës
Udhë drite … udhë lirie ishte ajo udhë
Ecni…ecni veq edhe pak bijt e mijë se zoti sheh
Ishte dhimbje…ishte pritje e lot…luftë ishte
Janë këto nëna që i shihnim e må si shohim
Janë dy duar të zëna që bartnin jetë,bartnin shpresë
Nånë kam uri….,kam të ftohtë Nånë sonte
Dhe na ngrohnin me trupin e tyre e atë gjak gati të ngrimë
Dimën åsht lum Nåna, acar n’zemrat tona
Ishin hapa që mateshin me shekuj drite
Veq edhe pak e kthehemi në shtëpitë tona
Te oxhaqet tona… e ta jetojmë jetën rishtazi
Atë jetën e åndrrueme…jetën e lirë nën qiellinë tonë
Do të nxehë dielli edhe për ne një ditë
Edhe pak durim, edhe pak se po vie pranvera
Këto janë nënat tona që lindin bij si dragona
Ato ishin kurajo e forcë për fitoret tona
Mos i kërkoni heroinat diku gjetiu n’planet
Ato i kishim pranë nesh nëpër llogore e istikame
Tue lidh plagë,….tue dhanë bukë e shpresë
Çlirimtarja s’ka të ndalur….,fitorja është e jona
U përflakte qielli dhe gjëmonte toka nga krismat
Gjaku i dëshmorve u bå dritë lirie
Ata fëmij të dëbuem ,sot janë ushtar sigurie
Këto janë Nënat tona që japin shpirt nga shpirti i vetë!
Ju Nåna që n’epoka qëndroni si statuja lavdije!Ng