News That Matters

Veç 600 prej katër mijë e 733 zyrtarëve publikë e deklaruan pasurinë në javën e dytë

11/03/2022 16:36

Agjencia Kundër Korrupcionit ka njoftuar që vetëm 600 zyrtarë të lartë publikë nga katër mijë e 737 e kanë deklaruar pasurinë në kuadër të procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë.

“Në javën e dytë të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publik, ndërsa deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

“Më 1 mars 2022, ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ku të gjithë zyrtarët e lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencisë Kundër Korrupsionit nga data 01 deri më 31 mars 2022”.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ua ka rikujtuar të gjitha subjekteve deklaruese se mos-deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.

div.meta-author { display:none; }