
23/06/2022. 13:43
Producentja e njohur e filmave, Vjosa Berisha, ka vdekur në moshën 50-vjeçare, kanë bërë të ditur familjarë të saj.
Bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, ka thënë se për datën dhe vendin e varrimit do të njoftojnë më vonë.
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, ka shkruar ai.
Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Ajo ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest” për 11 vjet.